Top News – I fundit i bandës së Habilajve…/Në pranga ditën e vendimit për ish-ministrin
04/02/2022 17:49

Pikërisht ditën kur Gjykata Speciale do jepte vendimin për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela është arrestuar i shumëkërkuari Reshat Radhima, anëtar i grupit të strukturuar të Habilajve. Reshat Radhima është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 4 vjet e 2 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA