Një 29-vjeçar u plagos me thikë pasditen e kësaj të premteje në Korçë. Kostika Ruko u paraqit në spital për ndihmë mjekësore. Ai kishte dëmtime në bark dhe krah. I plagosuri tregoi se ishte sulmuar nga dy persona me kapuçë në kokë pranë liceut në lagjen numër 2 të qytetit juglindor. Ai tha se nuk mundi t’i identifikojë autorët. Në deklarimin e parë ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka mbërritur në spital.