Top News -I ftohti ‘kafshon’, -20 gradë celcius / Zelenski shpall gjendjen e jashtëzakonshme në vend
15/01/2026 11:26

Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në vend, me një fokus të veçantë në Kiev, ndërsa sulmet e vazhdueshme ruse kanë lënë mijëra banorë pa energji. Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për shfrytëzim të qëllimshëm të kushteve të ashpra të dimrit si pjesë e strategjisë së saj të luftës, me temperaturat gjatë natës në Kiev që ranë së fundmi në rreth -20 gradë Celsius. Në javët e fundit, sulmet ruse ndaj Kievit kanë lënë mijëra shtëpi pa energji të rregullt, ngrohje ose ujë të rrjedhshëm. Pas një nate veçanërisht të rëndë sulmesh me raketa dhe dronë javën e kaluar, 70% e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për disa orë. Pas një takimi të posaçëm të kabinetit të mërkurën, Zelensky tha se do të ngrihej një grup pune për të riparuar dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse dhe përkeqësimi i kushteve të motit. Ai tha se masat e reja do të përfshinin sigurimin e pajisjeve dhe burimeve jetësore të energjisë nga jashtë për të zëvendësuar instalimet e dëmtuara. Zelenski gjithashtu urdhëroi një rritje të numrit të pikave të ndihmës emergjente rreth Kievit për të siguruar ngrohje dhe energji për banorët, një veprim që mund të çojë në një lehtësim të orës policore aktuale të mesnatës në kryeqytet. Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet. Javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se një milion njerëz në Ukrainën juglindore kaluan orë të tëra pa ngrohje dhe furnizim me ujë si rezultat i sulmeve ajrore ruse. DTEK, ofruesi më i madh privat i energjisë në Ukrainë, po jeton në një gjendje krize të përhershme për shkak të sulmeve ruse në rrjet, thë muajin e kaluar drejtori i saj ekzekutiv, Maxim Timchenko. E ndërsa afrohet përvjetori i katërt i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, Timchenko tha se Rusia e kishte synuar vazhdimisht rrjetin energjetik të DTEK me "valë dronësh, raketash lundruese dhe balistike" dhe kompania e kishte pasur të vështirë ta përballonte. Ai shtoi se intensiteti i sulmeve kishte qenë aq i shpeshtë sa "thjesht nuk kemi kohë të rikuperohemi".

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58