Ka zgjatur vetëm disa muaj arratia e Ramzan Rrajës, nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u kap në një lokal pranë Urës së Gjolës, teksa ishte mbajtur në vëzhgim nga Policia e Shtetit. Që prej shpalljes së tij në kërkim në janar të këtij viti në kuadër të operacionit “Komploti”, pati raportime të ndryshme se Ramazan Rraja ishte larguar në drejtim të Dubait, por Policia në informacionin zyrtar bën me dije se I riu nuk është larguar asnjëherë gjatë kësaj kohë, duke shtuar se ai fshihej ndërmjet Durrësit, Lezhës dhe Tiranës.