Artan Tafani i njohur ndryshe si Marjus Tafani, i shpallur në kërkim për grabitjen e rreth 40 mijë eurove në një exchange në Astir, ngjarje e ndodhur në 24 qershor në Astir, dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Tafani mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas po të njëjtave burime mësohet se 39-vjeccari ka marrë pjesë në një vrasje të bujshme në vend.