Trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës ka vendosur 2 vite burg për Arben Memën, 33 vjeçarin që terrorizoi Tiranën, ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, kur theu barrierat e sheshit ‘Skënderbej’ dhe u përpoq të përplaste qytetarët. Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe shkatërrim prone.