Një ngjarje e rëndë e abuzimit me fëmijët ka dalë në dritë në qytetin gjerman Këln. Një 44-vjeçar i cili punonte si dado rezultoi se në fakt ishte një pedofil. Ai prezantohej si një babysitter në internet dhe shumë prindër i besonin fëmijët, me të cilët ai abuzonte seksualisht dhe aktin e regjistronte, duke i mbajtur videot në kompjuterin e tij. Shefi i policisë së Këlnit u përpoq të fshihte ndjenjat e tij në një konferencë për shtyp.