Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Durrës, ku një 41-vjeçare ra në prangat e policisë së qytetit bregdetar, pasi akuzohet se i vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, në bashkëpunim me vëllain e saj. Në dëshminë e saj Doriana Stafaj ka deklaruar se i ka blerë ajo automjetin dhe shtëpinë, por e ka lejuar t'i regjistrojë në emër të tij.