Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili garon për një tjetër mandat në zgjedhjet vendore të 17 Tetorit në Kosovë. Veliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit kryekomunarit Gjini, tha se vlerëson faktin që Gjakova ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit falë punës dhe përkushimit të tij.