Ambasadori i ri i presidentit Biden Jeff Hovenier, ka mbërritur të dielën në Kosovë, për të nisur më pas zyrtarisht mandatin pas miratimit nga kongresi amerikan. Lajmi është konfirmuar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Niocholas J. Giacobbe. Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Jeff Hovenier ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në negociatat që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.