Top News –I dërguari amerikan – Normalizimi i raporteve Serbi-Kosovë, kërkon vendime të vështira
10/04/2023 20:55

I dërguari special i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, James Rubin, ka nisur turin e tij të vizitave në Ballkanin Perëndimor, teksa stacioni i parë ka qenë kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica. Duke folur për mediat malazeze, Rubin është ndalur edhe te raportet mes Serbisë dhe Kosovës, teksa ka vlerësuar maksimalisht përpjekjen e Bashkimit Europian për t’i ulur në tryezën e bashkëpunimit. Krahasuar me 20 vite më parë, shoh dallime të mëdha, pasi kemi kaluar nga masakrat ndaj civilëve, te tryeza e bisedimeve. Për të ecur përpara, duhen marrë vendime të vështira, por shumë të rëndësishme. Disa vendime të vështira janë marrë tashmë nga liderë të të dy vendeve, por duhen ende të tjera, për të vendosur normalitetin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Sebisë”, tha ai. James Rubin ka qenë ndihmës i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright në periudhën 1997-2000 dhe njeh mjaft mirë çështjet e Ballkanit e sidomos situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Pas vizitës në Podgoricë, Rubin do të fluturojë drejt Beogradit, më pas Shkupit dhe në fund Tiranës, për të mbyllur turin e tij në Ballkanin Perëndimor.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07