Novak Stjepanoviq, i dënuar në Serbi për krime lufte kundër civilëve në Bratunac të BeH gjatë vitit 1992, i është bashkuar ushtrisë ruse në Ukrainë duke iu shmangur vuajtjes së dënimit prej 13 vitesh burg. Hetimi është kryer nga media hulumtuese ‘Detektor’, e cila ka zbuluar se Stjepanoviq ka qëndurar I lirë dhe ka udhëtuar jashtë vendit pa asnjë pengesë ligjore, pasi autoritetet serbe nuk i vendosën asnjë masë ndalimi për dalje nga vendi.