Një tjetër goditje ndaj krimit të organizuar u shënua në qytetin e Pogradecit, ku Policia e Shtetit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Cold Hand”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i punës intensive dhe bashkëpunimit me qytetarët, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë Fabian Muçollari , person me precedent penal për veprat penale vrasje dhe vrasje e mbetur në tentativë.