Teksa prej 23 dhjetorit ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te Apelit që e riktheu në burg, ky i fundit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Frrokaj i drejtohet Gjykatës së Lartë me dy kërkesa. Kërkesa e parë është që përmes një vendimi të ndërmjetëm të pezullojë dënimin të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe e dyta që pas shqyrtimit të çështjes ta shfuqizojë këtë dënim.