Një 33-vjeçar I shpallur në kërkim është vënë në pranga në Tiranë. Policia bën me dije se i arrestuari është Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim. Fillimisht Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 15 vite burg për Elton Drapin pasi akuzohej se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një vajzë 15-vjeçare, por gjykata e dënoi atë vetëm me 7 vite. Ai u arrestua në vitin 2016, nën akuzën e shfrytëzimit të një të miture dhe sipas prokurorisë është fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të të miturve.