Aleksandër Llanaj është vendosur në regjim të posaçëm “41-bis” për një periudhë 1-vjeçare në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Llanaj u dënua me burgim të përjetshëm dhe më pas me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.