Armando Pjetri, i dënuar në Itali me 29 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike është vënë në pranga nga policia e Beratit. Operacioni policor i koduar “Rrjeta” arrestoi gjithashtu dhe një tjetër person, që dyshohet si bashkëpunëtori i Pjetrit. Ai dyshohet se strehonte në banesën e tij 49-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për veprat penale përkrahja e autorit të krimit dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve.