Top News/ I dënuar në Shqipëri, deputet në Bruksel! Mitsotakis josh ekstremistët e liron Belerin
05/03/2024 21:28

Kiriakos Mitsotakis mund ta përfshijë Fredi Belerin në listën e sigurtë të Demokracisë së Re për zgjedhjet për Parlamentin Europian që mbahen nga datat 6 deri në 9 qershor të këtij viti. Kështu shkruajnë mediat greke. Sipas portalit ‘Parapolitika’, kjo mund të jetë një strategji e Mitsotakis për të shprehur indinjatën ndaj Brukselit zyrtar që i shpërfilli kërkesat e njëpasnjëshme të Athinës zyrtare për të ushtruar presion ndaj Shqipërisë për lirimin e tij dhe betimin si kryebashkiak i Himarës. Parapolitika shkruan se kjo hipotezë është hedhur në tryezën e bisedimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për eurodeputetë nga radhët e Demokracisë së Re. Veç karakterit simbolik në këtë përzgjedhje, lëvizja e Mitsotakis konsiderohet edhe si strategji elektorale për të tërhequr pas vetes votën e ekstremistëve, që e kanë kritikuar për qëndrimin e butë ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri. Gjykata e Posaçme në Shqipëri dënoi Fredi Belerin me dy vite burg pasi e gjeti fajtor për shitblerje vote. Vendimi mund të apelohet brenda dy javëve nga avokatët e tij. Megjithatë, edhe një vendim i apelit nuk pritet para zgjedhjeve për eurodeputetë në PE.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07