Ermal Kostare i njohur dhe me emrin Denis Rama, banues në Tiranë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës. Ky shtetas u paraqit në sportelin e daljes në Portin në Sarandë, me një pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar që mbante gjeneralitete të tjera, me qëllim shmangien e identifikimit dhe kalimin e paligjshëm të kufirit.