Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e shtetasit Leonard Coga, i cili rezulton të jetë i dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Coga.