Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj është arrestuar nga policia, pasi ishte dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim. Ai rezulton të jetë pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.