Policia e Shtetit ka vënë në pranga 58-vjeçarin Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat, falë operacionit të koduar “Operacionalja 23”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.