TIRANË- Bashkim Demrozi 39 vjeç, lindur në Kavajë është ekstraduar ditën e sotme nga Italia në bashkëpunim me Interpol Roma, pasi ishte dënuar në vendin tonë për drogë. Bashkim Demrozi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.