Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Durrës. Behar Gerguri rezulton i shpallur ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Apelit e Milanos në Itali e ka dënuar më 5 vite e 2 muaj burgim. 39-vjeçari është dënuar në vitin 2023 për veprën penale trafikimi i lëndëve narkotike. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi për llogari të shtetit italian.