Një person i shpallur në kërkim për vepra të lidhura me aktivitetin kriminal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së energjisë është arrestuar nga policia e Krujës. 43-vjeçari u ndalua pas informacioneve që policia mori në rrugë operative për vendodhjen e tij. Ai ishte në kërkim nga Gjykata e Tiranës, pasi më 9 shkurt të vitit 2023 ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim. Ai ishte shpallur fajtor për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në ambiente të mbyllura dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. 43-vjeçari do të përballet tashmë me drejtësinë për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata, ndërkohë që materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.