Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë, teksa ai po kthehej në Shqipëri për të festuar Pashkët me familjen. Arrestimi u krye gjatë kontrollit rutinë të dokumenteve nga ana e sektorit të verifikimit të pasaportave. Gjatë këtij procesi, autoritetet greke konstatuan se ndaj tij kishte një urdhër arresti në fuqi. Shtetasi shqiptar rezultoi i dënuar nga Gjykata Njëanëtarëshe e Apelit në Athinë me 12 vite burg për kryerjen e grabitjes dhe vjedhjes së rëndë. Pas arrestimit, të gjitha dokumentet dhe provat e nevojshme lidhur me këtë çështje iu dorëzuan Prokurorisë së Janinës, e cila do të vijojë me procedurat ligjore të mëtejshme.