Në rrugën “Abdi Toptani”, në Tiranë, efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore, kanë ndaluar një shtetas i cili pas testit të alkoolit, ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në ndikimin e alkoolit. Me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.