Policia e Fierit ka arrestuar një 40 vjeçar, pasi u kap në gjendje të dehur dhe i armatosur me një kallashnikov me vete. Ngjarja ka ndodhur në Libofshë. I arrestuari është identifikuar si shtetasi Emiljano Gjika, banues në Fier. Ky i fundit, kur ka parë policinë është munduar që të fshehë armën duke e hedhur atë në një kanal.