Ky është momenti kur policia prangos në Vaun e Dejës një 38-vjeçar nga fshati Stajkë I cili po lëvizte me armë zjarri pa leje. Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë ndalimit, 38-vjeçari I cili rezultoi në gjendje të dehur nuk iu bind urdhrit të uniformave blu duke tentuar të largohet. Por ai u kap ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në makinë iu gjet automatiku.