Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik I mbrëmjes së të dielës, ku humbën jetën 2 motra nga fshati Kopaçeza dhe 1 tjetër vajzë që udhëtonte me to u plagos rëndë në aksin Sarandë-Delvinë. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 20:15. I riu Kevin Nora, 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku. 23-vjeçari mësohet se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.