Në gjendje të dehur dhe nën efektin e narkotikëve, Aleks Marku dyshohet se ka parë veten në pasqyrën e dhomës së gjumit dhe është trembur. Ai ka menduar se e kanë sulmuar në shtëpi dhe për këtë arsye mendohe se ka marrë armën e ka hapur zjarr duke qëlluar fillimisht pasqyrën e më pas nga dritarja .djali I madh 11-vjeçar u përpoq që ta qetësonte të atin por nuk ia doli. Ndërkohë bashkëshortja e tij Bardhe Marku tregoi se ajo ndodhej në Itali për të marrë disa dokumente. Ajo tregoi më tej se nuk ishte divorcuar prej tij, dhe se denoncimet në policinë e Lezhës I kishte bër për shkak të frikës.