Pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë tregojnë se Altin Ndoci është shoqëruar me ambulancë për në spitalin e Durrësit i paprangosur. Ai ka shfrytëzuar këtë moment pakujdesie nga grupi i shoqërimit dhe pasi është përplasur me efektivët e burgjeve ka arritur që të largohet me shpejtësi me vrap.