Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Marjo dhe Ersjon Boja, autorë për plagosjen e 38-vje¬çarit me iniciale R.V. në Kamëz, ditën e martë. Dy kushërinjtë, një ditë më parë rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, 38-vjeçarit, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.