Një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza’ është arrestuar nga forcat RENEA në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës. Bëhet fjalë për Shkëlzen Xhenje, 32 vjeç, person i skeduar nga autoritetet me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia ka njoftuar se pas informacineve për vendodhjen e tij, kanë rrethuar banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, dhe kanë arrestuar 32 vjeçarin Shkëlzen Xhenje.