Autoritetet serbe kanë deklaruar se pasaporta e gjetur në makinën që u përdor nga autori i dyshuar i vrasjes së policit pranë kufirit me Bosnjen mbante emrin e shtetasit Kosovar, Artan Hajrizi, i cili jeton në Gjermani. Megjithatë, pasaporta në fjalë është denoncuar si e vjedhur nga Artan Hajrizi. Dokumenti, sipas mediave serbe dyshohet se është marrë nga vëllai i tij, Faton Hajrizi. Ky i fundit është një emër i njohur në Kosovë dhe me precedent të theksuar kriminalë. Ai ishte në kërkim pasi është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e një ushtari rus, pjesë misionit paqeruajtës në Kosovë, dy dekada më parë.