Një shtetas kroat është ndaluar nga policia greke në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek 29 vjeç një ditë më parë në Athinë. Burime ekskluzive i thanë Top Channel se huligani kroat Domagoj Pezer 19 vjeç tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën e kufirit grek të Kakavijës.