Investimi i qeverisë për hyrjen e re të qytetit të Shkodrës po vijon me punimet që kanë hyrë tashmë në një fazë të avancuar. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa pamje nga puna në kantierin e këtij investimi, që e konsideron “një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim”.