Një grek 29-vjeçar humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas një përplasjeje të dhunshme mes huliganëve kroatë dhe atyre grekë, në prag të ndeshjes mes AEK-ut të Athinës dhe Dinamos së Zagrebit, e cila u shty nga UEFA pikërisht për shkak të ngjarjes së rëndë. Ultrasët kroatë udhëtuan nëpërmjet kufirit malazez, e më pas kaluan në Shqipëri, për të përfunduar në Greqi, aty ku u përplasën ashpër me tifozët e AEK-ut, teksa në Greqi është drejtuar gishti nga menaxhimi i keq i situatës nga ana e policisë.