Prej kësaj të hëne hyn në fuqi rregullorja për heqjen e vizave për në BE të serbëve të Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Sipas mediave serbe, Rregullorja është e detyrueshme dhe zbatohet drejtpërdrejt në shtetet anëtare në përputhje me Traktatet. Ambasadori i Serbisë në BE, është shprehur se vendimi ishte rezultat i një lufte diplomatike të zyrtarëve serbë.