Pasi plani i emergjencës së gazit u publikua të hënën në Fletoren Zyrtare të BE-së ai hyri në fuqi një ditë më pas, të martën. Rregullorja parashikon që të gjitha vendet e BE-së do të ulin vullnetarisht konsumin e gazit me 15 përqind nga fillimi i gushtit deri në mars të vitit të ardhshëm, krahasuar me konsumin mesatar të pesë viteve të fundit.