Presidenca belge e BE ka përfunduar dhe tani në krye të bllokut, për gjashtë muaj, do të jetë Hungaria. Gjatë presidencës belge në fakt nuk u pa asnjë lëvizje për të shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që u bë në dhjetor 2022, në fund të presidencës së atëhershme çeke. Kosova, aktualisht, është i vetmi vend evropian, i cili ka aplikuar për anëtarësim në BE, por nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim.