Top News – Humbje dramatike për Rusinë… / Moska shton forcat e armatosura me ‘pensionistë’
11/04/2022 10:01

Humbjet që ukraina i ka shkaktuar ushtrisë ruse janë aq të mëdha sa që kremlini është detyruar të rekrutojë personel ushtarak në pension për të shtuar numrat. Ministria britanike e mbrojtjes thotë se Vladimir Putin i është kthyer personelit që është liruar nga shërbimi ushtarak deri në 2012-ën për të zëvendësuar ushtarët e tij të rënë, me forcat e armatosura të ukrainës që thonë se viktimat mes ushtarëve rusë janë afro 20 mijë.