Partia Demokratike ka hyrë në një fazë debati të brendshëm politik, pas rezultatit të dobët të siguruar në zgjedhjet e 11 majit, rezultat që i dha Partisë Socialiste mandatin e katërt radhazi, duke thyer kështu edhe rekordin e vendosur nga po kjo parti 4 vite më parë. Në të tilla kushte, kur Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kupola drejtuese i konsiderojnë zgjedhjet si një farsë elektorale dhe shumica e zyrtarëve mbajnë të njëjtin qëndrim, po ashtu theksohet se problem mbetet edhe vetë Partia e strukturat e saj nga qendra në degë.