Dokumentet personale të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që mbajnë ende të shkruar emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”, kanë humbur vlefshmërinë e tyre prej 13 shkurtit të këtij viti. Zëvendësimi i dokumenteve personale, pasaportave, letërnjoftimeve, patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit me ato me emrin “Maqedonia e Veriut”, është detyrim për banorët e këtij vendi, bazuar në atë që njihet si Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që ishte arritur më 17 qershor 2018.