Një baba që punonte më herët si pastrues, por e humbi vendin e punës për shkak të pandemisë, ka fituar 60 milionë dollarë në lotari, në australi, cmimi i tretë më i madh në histori ky i shënuar në vend. Pastruesi nga melburni me vështirësi siguronte bukën e ditës pas humbjes së vendit të punës por tani mund të thuhet se fati i ka trokitur në derë. “Jam shumë i lumtur. Kontrollova biletën time mbrëmë dhe nuk mundesha të flija nga gëzimi”, thotë ai ndërkohë që preferon të mbetet anonim.