Një 59-vjeçar humbi jetën të hënën sapo doli nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, ai kishte shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi mbaroi, teksa doli nga klinika u rrëzua në tokë pa ndjenja. Menëjherë uniformat blu shoqëruan dentistin 36-vjeçar, I cili dha shpjegime për të gjithë procedurën e ndjekur gjatë trajtimit dentar.