Ekspertimi mjeko-ligjor për 32-vjeçarin Lear Kurti thotë se i riu humbi jetën për shkak të mbidozës me lëndë narkotike kokainë. Diagnoza del në përfundimin se Lear Kurti ka humbur jetën nga ischemia acute, edema e shprehur e trurit, mbidoza akute me kokainë e komplikuar me shok toksik. Thënë më thjeshtë nga prokuroria e Tiranës në njoftimin zyrtar, mbidoza nga gëlltitja e dy qeseve me kokainë I ka sjellë të riut ndalimin e menjëhershëm të zemrës.