Familjarë, të afërm, qytetarë, biznesmenë, punonjës e drejtues të institucioneve të drejtësisë kryen homazhet në ndërtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, vrarë në krye të detyrës nga Elvis Shkambi ditën e hënë. Homazhe kreu e gjithë trupa e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ajo e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të posaçëm dhe kolegë e bashkëpunëtorë të të ndjerit në gjykatën e Apelit të Tiranës.