Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.