Në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë hasur një rast të pazakontë. Në listën e kandidatëve ka figurur edhe emri i të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, i cili humbi jetën disa javë më parë. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Perkaj, ndonëse ka ndërruar jetë ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.